Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe
Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.03.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga
Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 20-t të Ligës së Dytë dhe Ligave të rangjeve
tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve,
incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:

VENDIME:

KF “Sharri”. Lëshim në organizim të ndeshjes së xhiros së 20-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni. Pas
përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas tentuan të futen në zhveshtore dhe gjatë daljes së mysafirëve i
sulmuan ata me mjete të rënda (gur). Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores
disiplinore; Dënohet me shumë prej 500 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i
plotëfuqishëm.

Zyrtari i KF “Sharri“, Fejzullah Shkreta pas ndeshjes së xhiros së 20-të të Ligës së Dytë ka provokuar
dhe fyer rëndë trajnerin e KF Prizreni, duke quar në përshkallëzimin e situatës edhe ashtu të tensionuar.
Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos
ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

KFF “Mitrovica“ , me datë 19.03.2025 në profilin e saj zyrtar Facebook ka shkruar – postuar një reagim me
përmbajtje e cila është e mbushur me shpifje dhe përhapje të pavërtetave për kinse favorizime nga ana
e gjyqtarëve nga njerëz të afërt me Federatën e Futbollit të Kosovës ndaj KF “ Dukagjini” –
konkurrencë e meshkujvesi dhe KF “ Dukagjini” –konkurrencën e femrave . Shpifje të tilla dhe përhapja e
informacioneve të pa sakta dhe të pa baza kanë për qëllim të dëmtojnë imazhin e Federatës së Futbollit të
Kosovës, zyrtarëve të FFK-së njëkohësisht edhe klubeve anëtarëve të saj. Kërkohet nga KFF “Mitrovica” , që të deponojë fakte dhe argumente në Komisionin Displinor dhe Etikës –shkalla e parë deri
me datë 27.03.2025 ora 13:00.

Lojtarja e KFF “Feronikeli“ , Dea Hasanaj nr fanelle 5 dhe nr ID 021144F07. Në ndeshjen e xhiros së
15-të të Ligës së Parë –femra, Feronikeli-Jakova ndëshkohet me karton të kuq direkt (shtyrje e
ndërsjellë). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)
ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF “Jakova“ , Melisa Mula nr fanelle 15 dhe nr ID 023603F07. Në ndeshjen e xhiros së 15-
të të Ligës së Parë –femra, Feronikeli-Jakova ndëshkohet me karton të kuq direkt (shtyrje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos
lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF “Presingu“ , Mirjeta Mehmeti nr fanelle 18 dhe nr ID 023214F04. Në ndeshjen e xhiros
së 15-të të Ligës së Parë –femra, Deçani–Presingu ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje
e qëllimishme). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)
ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Dukagjini”, Herolind Lushi nr fanelle 11 dhe nr ID 003697M06. Në ndeshjen e 18-të të Bon
Voyage Superligës U21 Llapi- Dukagjini ndëshkohet me karton të kuq (Fyerje të lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Trepça”, Dijar Hasani nr fanelle 11 dhe nr ID 014685M09. Në ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës së Kadetëve, Trepça-2Korriku ndëshkohet me karton të kuq (shtyerje e ndërsjellë). Bazuar
në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas
radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “2 Korriku“ , Lorik Mehmeti nr fanelle 7 dhe nr ID 015399M08. Në ndeshjen e xhiros së 20-të
të Superligës së Kadetëve Trepça-2Korriku, ndëshkohet me karton të kuq (shtyerje e ndërsjellë). Bazuar
në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas
radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Top Football“, Teoris Bajrami nr fanelle 29 dhe nr ID012561M06. Në ndeshjen e xhiros së
20-të të Superligës së Juniorëve, Top-Football–Drita në minutën e 90+ ndëshkohet me karton të
kuq (shtyerje e ndërsjellë); Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet
me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC “Drita“, Enri Maloku nr fanelle 14 dhe nr ID 012330M06. Në ndeshjen e xhiros së 20-të të
Superligës së Juniorëve, Top-Football–Drita në minutën e 90+ ndëshkohet me karton të kuq
(shtyerje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me
2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Dinamo“, Dion Islami nr fanelle 24 dhe nr ID002434M07. Në ndeshjen e xhiros së 12-të të
Ligës së Parë të Juniorëve, Dinamo – Rilindja në minutën e 90+ ndëshkohet me karton të kuq (Ofendim ndaj kundërshtarit). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)
ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Liria“, Orion Thaqi nr fanelle 11dhe nr ID 012946M07. Në ndeshjen e xhiros së 12-të të
Ligës së Parë të Juniorëve, Liria – Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (fyrje dhe sharje ndaj gjyqtarit
kryesor). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)
ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të
shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e
sjelljes së këtij vendimi; datë 25.03.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së
Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e
vendimit.

Prishtinë, datë 25.03.2025
Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku