Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 05.05.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 25-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 25-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të SC “Gjilani“, Armend Thaqi me nr fanelle 2 dhe nr ID 000548M92 . Motivi: Në min 90+ pas rishikimit të VAR-it u konstatua se ndërhyri ashpër ndaj lojtarit kundërshtar për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Feronikeli 74-Gjilani.

Ndaj: KF “Malisheva”. Motivi: Lëshim në organizmin e ndeshjes, në min 90+ një person i paautorizuar hyn në shtegun e atletikës dhe gjuan mjete piroteknike për çka gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen për 2 -3 minuta derisa u largua personi i paautorizuar. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Malisheva –Dukagjini.

Ndaj: FC “Prishtina“. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes  një person i paautorizuar (i afërm me kryesinë e klubit) në gjendje të dehur hyn në lokalet zyrtare shan, ofendon dhe kërcënon personat zyrtarë të mysafirëve për çka bëhet tollovi mirëpo me intervenimin e Policisë evitohet më e keqja . Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Prishtina – Ballkani.

Ndaj : Kryetrajnerit të KF “Fushë Kosova“, Emin Bajrami nr Lic BL 00279 . Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes fyen , shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova – Prishtina e Re.

Ndaj: KF “Vëllaznimi“. Motivi : Lëshim në organizmin e ndeshjes. Që nga fillimi i ndeshjes tifozeria vendase e Vëllaznimit kishte sjellje agresive ndaj skuadrës mysafire duke i ofenduar ata në kor, ndërkaq në min 50  ndërpritet ndeshja për 5 min për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike të cilat hudheshin në drejtim të bankinës dhe lojtarëve mysafirë në fushë nga të cilat fusha sintentike është dëmtuar në së paku 5 vende. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vëllaznimi – Liria.

Ndaj: Lojtarit të FC “Liria“, Gentrit Bislimi nr fanelle 33 dhe nr ID 002816M989 . Motivi : Në min 53 pa rishikimit të VAR-it ndëshkohet me karton të kuq direkt për ndërhyrje të ashpër nda lojtarit kundërshtar . Sipas të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi – Liria.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 05.05.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 05.05.2025