FFK aranzhon miqësore me Armeninë në qershor
3 mars, 2025 – Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Armeninë, e cila do të zhvillohet më 6 qershor 2025 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo përballje do t’i shërbejë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar dhe përgatitur ekipin…
Rexhbeçaj për FIFA.com: Për Kosovën çdo gjë është e mundur
Kthimi në rrënjët e tij ka qenë një udhëtim i gjatë për Elvis Rexhbeçaj. Edhe pse ai ka lindur në fshatin Gjonaj, i cili njihet në Kosovë, në vitin 1997, ai dhe familja e tij u larguan për në Gjermani kur ishte vetëm dy vjeç….
Atdhe Nuhiu emërohet ndihmës trajner në Kombëtaren A
27 janar, 2025 – Në vazhdën e angazhimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në role të ndryshme në Federatën e Futbollit të Kosovës, ish-sulmuesi i njohur dardan, Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares A. Ky vendim i presidentit Agim Ademi vjen si pjesë e strategjisë…
Foda: Progresi i vitit 2024 bazë e fortë për të ardhmen
16 janar, 2025 – Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë një përmbledhje të detajuar të vitit të tij të parë në krye të Dardanëve, duke dhënë opinionin e tij mbi progresin e skuadrës, afrimin e lojtarëve të rinj dhe pritshmëritë për sfidat…
Përmbyllet kampi stërvitor katërditor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A
15 janar, 2025 – Ka përfunduar kampi stërvitor katërditor i organizuar nga FFK me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A. Gjatë këtyre ditëve intensive, futbollistët patën mundësinë të punojnë me përzgjedhësin e Kombëtares A, Franco Foda dhe stafin e tij, duke treguar aftësitë e tyre…
Përkushtim dhe optimizëm nga futbollistët në ditën e tretë të Kampit stërvitor
14 janar, 2025 – Dita e tretë e Kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A u karakterizua nga puna intensive dhe angazhimi maksimal i futbollistëve. Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, vazhdoi t’u përcjellë lojtarëve strategjinë dhe filozofinë e lojës,…
Dita e dytë e kampit stërvitor me plot intensitet, Zeqiraj, Gallapeni dhe Lleshi të lumtur për mundësinë e ofruar
13 janar, 2025 – Dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua me intensitet dhe angazhim maksimal të futbollistëve. Seancën stërvitore e udhëhoqi përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi…
Nis kampi katërditor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren e Kosovës
12 janar, 2025 – Ka nisur kampi katërditor me futbollistët që shihen si kandidatë potencialë për t’u bërë pjesë e Kombëtares së Kosovës në të ardhmen. Përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në këtë grumbullim futbollistë nën moshën 21-vjeçare nga klubet vendore dhe ato evropiane. Qëllimi…