20 prill, 2025 – Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 17-të në Superligën e Kosovës në konkurrencën e femrave, ku as këtë javë nuk kanë munguar rezultatet bindëse nga ekipet pretendente për titull.

Lideri i tabelës, Dukagjini, ka shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Llapit, me rezultat 13:0. Aurona Racaj  (11’, 12’, 45’) dhe Ylberina Berishaj (33’, 35’, 50’) realizuan hat-trick në këtë ndeshje, ndërkohë që me nga dy gola kontribuuan Gjenifer Pjetri (30’, 44’) dhe Krenare Kelmendi (47’, 49’). Në listën e golashënueseve u regjistruan edhe Erblina Berishaj (17’), Anjeza Berisha (36’) dhe Albina Hoti (40’).

Fitore me rezultat bindës ka shënuar edhe Mitrovica, e cila e mposhti Malishevën, me shifrat 4:0. Blerta Shala e zhbllokoi ndeshjen me gol nga penalltia në minutën e 5-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Shkurta Maliqi (75’), Dorina Qorri (90+1’) dhe Erjona Emerllahu (90+4’).

Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, Ulpiana ka arkëtuar tri pikë, me fitore 3:0 ndaj Kosovës VR. Merita Bajrami realizoi dy gola (21’ dhe 89’), kurse rezultatin e vulosi Mejreme Bunjaku në minutën e 90+1.

Edhe pas kësaj jave, Dukagjini vazhdon të kryesojë tabelën me 46 pikë, dy më shumë se Mitrovica që mban vendin e dytë.