14 mars, 2025 – Ka nisur stinori pranveror i Ligës U13 dhe U15 për vajza, një projekt ky i nisur vitin e kaluar nga FFK, e që synon masovizimin dhe zhvillimin e futbollit të vajzave në vendin tonë.

Pas fazës së parë të suksesshme të pilot projektit, liga nisi në vjeshtë në formë turneu dhe tani garat po vazhdojnë me stinorin pranveror, ku vajzat e reja do të kenë mundësinë të luajnë dhe të fitojnë më shumë përvojë dhe zhvillim teknik.

Edhe këtë stinor të gjitha ndeshjet do të zhvillohen çdo dy javë (të mërkureve) në Kampin Nacional të FFK-së, ndërsa shpenzimet e pjesëmarrjes mbulohen nga FFK-ja.

Gjatë kësaj mesjave janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 8-të, ku u arritën këto rezultate: Prishtina – Dukagjini 2-, Llapi – Mitrovica 0-7 dhe 2 Korriku – Ferizaj 10-0.

Ky projekt i mbështetur nga UEFA është në përputhje me Strategjinë për Futbollin e Vajzave, e cila synon të rrisë përfshirjen e vajzave në futboll dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e tyre në këtë sport.