Skuadra e Istogut ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 28-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Hajvalinë, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Demush Mavraj” e realizoi Besmir Fetahu, në minutën e 90-të. Me këtë fitore Istogu ngjitet në kuotën e 27 pikëve, duke mbetur edhe më tutje me shpresa që në javët e mbetura të kampionatit t’i shmanget dy pozitave që dërgojnë në një rang më të ulët të garave. Në anën tjetër, Hajvalia pas kësaj humbje i ka zbehur gjasat në garën për titull, gjë të cilën pas ndeshjes e konfirmoi edhe trajneri i saj, Ismet Munishi, sipas të cilit tashmë gara për titull ka marrë fund.
Raiffeisen Superliga: Java e 28-të
Istogu – Hajvalia 1-0
Grupi A – Java e 18-të