25 shtator, 2024 – Sot në Klinë, fëmijët nga dy shkolla fillore dhe dy shkolla futbolli u bashkuan për një ditë të veçantë me aktivitete sportive. Në kuadër të shënimit të Javës Grassroots, FFK organizoi aktivitetin e radhës për t’i dhënë mundësi fëmijëve të shijojnë futbollin dhe të zhvillojnë shkathtësitë e tyre.
Fëmijët ndanë emocione të shumta gjatë këtij festivali, duke theksuar se futbolli është më shumë se një lojë – është dashuri, shoqëri dhe argëtim për secilin prej tyre.
Për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve, FFK edhe në Klinë dhuroi topa dhe pajisje sportive për shkollat pjesëmarrëse.
Bashkë festojmë futbollin, festojmë ‘Grassroots Week’.