3 prill, 2025 – Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një tjetër progres historik në renditjen e FIFA-s, e cila është publikuar sot. Pas dy fitoreve të rëndësishme ndaj Islandës në play-off-in e Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë ngritur për dy pozita dhe tani renditen në vendin e 97-të në botë.

Ky sukses e përforcon trendin pozitiv të ekipit tonë kombëtar, i cili në nëntor ishte në pozitën e 99-të. Renditja e re shënon pozitën më të lartë të arritur nga Kosova që prej anëtarësimit në FIFA dhe UEFA në maj të vitit 2016, duke dëshmuar kësisoj përparimin e vazhdueshëm të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.