1 mars, 2025 – Kombëtarja U17 e Kosovës është gati të nisë rrugëtimin e saj në raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian U17, që do të zhvillohet në Qipro. Dardanët U17 bëjnë pjesë në Grupin B4, ku do të përballen me Qipron, Moldavinë dhe Andorrën.

Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arbnor Morina, e ka publikuar listën prej 20 lojtarëve që do të jenë në dispozicion të tij për këto ndeshje të rëndësishme.

Programi i ndeshjeve:

Kosova U17 – Andorra U17, 7 mars, ora 11:00

Kosova U17 – Moldavia U17, 10 mars, ora 11:00

Qipro U17 – Kosova U17, 13 mars, ora 15:00