Komisioni për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferrin e tyre në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 10.05.2018 shqyrtoi kërkesën e klubit të futsalllit FC Besa – Futsal – Pejë të dates 10.05.2018 drejtuar Zyrës ligjore të FFK-së lidhur me rastin e shkëputjes së kontratës së lojtarit ERMIR KRYEZIU me FC “ BESA – FUTSAL “ nga Peja dhe për të njejtën lëshon këtë;
SQARIM;
- Me rastin e shkëputjes së kontratës , komisioni për bazë pati nenin 19, 67,, 68 dhe 69 të Rregullores për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferrin e tyre
- Lojtari komisionit i ka parashtruar kërkesë për shkëputje të kontratës me datë 03.04.2018 numri protokollit 162/1
- Komisioni iu ka drejtuar klubit të futsallit FC Besa – futsal “ nga Peja me datë 04.04.2018 për ofrimin e të dhënave lidhur me përmbushjen e obligimeve financiare ndaj lojtarit përmes llogarisë bankare në bazë të kontratës së lidhur ; klub – lojtar. Kërkesa është përcjellë përmes faqes zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës me datë 04.04.2019 ,afati për ofrimin e të dhenave – raportit të bankes ishte data 09.04.2018.
- Komisioni për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferin e tyre me datë 16.04.2018 merr vendimin për shkëputje të kontratës së lojtarit Ermir Kryeziu me klubin e futsaollit “ Besa – futsal “ nga Peja ( në rastin e sjelljes së këtij vendimi komisioni kishte kërkesën e lojtarit të datë 04.2018 me numër të protokollit 162/1, kontraten e klubit të lidhur me lojtar, si dhe raportin e lëshuar nga NLB Banka e dates 03.04.2018- me llogari të lojtarit ERMIR KRYEZIU ; me numër të qarkullues të llogarisë; 1706003032796629 për përiudhën deri me 30.03.2018.
Prishtinë, datë 10.05.2018 Kryetari Ruhan Salihu