17 nëntor, 2024 – Kombëtarja U21 e Kosovës edhe sot e ka mposhtur Maqedoninë e Veriut në miqësoren e dytë ne Shkup, me rezultat 1:0.
Ky ishte takimi i dytë radhazi që përfundoi me fitore për Dardanët U21, pas fitores 1:3 në ndeshjen e të enjtes ndaj të njëjtit kundërshtar.
Në ndeshjen e sotme golin e fitores e shënoi Aulon Bytyqi në minutën e 40-të. Kosova pati një paraqitje të mirë, duke e dominuar lojën. Ndonëse mungoi konkretizimi i disa rasteve që Dardanët kishin krijuar, sërish Kosova ia doli të sigurojë fitoren.
Në këto dy ndeshje përzgjedhësi Tovërlani i ka dhënë mundësi për të treguar potencialin e tyre të gjithë futbollistëve të rinj, me të cilët selektori do të ndërtoj një ekip konkurrues për të ardhmen.
