Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 22.05.2017 (ditë e hënë ora 12,00 ) shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “BESA“ nga Peja të dates 19.05.2017 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 17.05.2017, lidhur me dënimin e lojtarit FISNIK PAPUQI me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe për të njëjtën duke iu referuar provave shtesë nga ana e pales së ankimuar , konform nenit 111 paragrafi 1 pika c të Rregullores Disiplinore sjelli këtë;
V E N D I M
NDRYSHON pjesërisht vëndimin e Komisionit Disiplinor të datës 17.05.2017 dhe lojtarit të klubit të futbollit “BESA“ nga Peja FISNIK PAPUQI me numër të librezës sportive 10115 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, i zbritet dënimi prej 3 (tri) në 2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni për ankesa i shkallës së dytë, për bazë pati provat e ofruara – faktet, nga ana e palës së ankimuar (raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes, incizimin nga ndeshja e zhvilluar Drenica – Besa, e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj, ku lojtari ëshrë ndëshkuar më karton të kuq) dhe nga e njëjta vërtetohet së ekzistojnë fakte-prova nga incizimi televiziv për zbutje të dënimit për lojtarin e ndëshkuar Fisnik Papuqi. Komisioni për ankesa në thirrje të Rregullores Disiplinore neni 111 paragrafi 1 pika c, ndryshon pjesërisht vendimin e shkallës së parë dhe lojtarit i zbritet dënimi prej 3 (tri) në 2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullores ) në afatin kohor prej 15 diteve, nga data e sjelljes së këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.
Prishtinë, datë 22.05.2017
Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.