Komisioni për ankesa – shkalla e dytë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.09.2016 ( ditë e enjte – ora 13,00 ) shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina me numër të protokollit 31/2016 e datës 21.09.2016 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë – datë 09.09.2016, në dënimin e lojtarit; FIDAN HASANI – me 3 ( tri ) ndeshje moslojë për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së – II-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vllaznia – Flamurtari e zhvilluar në Pozharan, dhe për të njejtën duke iu referuar provave dhe materialit shtesë nga i ankimuari, konform Dispozitva të Rregullores disiplinore neni 110 paragrafi 2 pika c dhe sjelli këtë;
V E N D I M
Lojtarit FIDAN HASANI – lojtar i klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina me numër të librezës 1/1152 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 99 i dënuar nga Komisioni disiplinor – shkalla e parë i zbritet dënimi nga 3 ( tri ) në 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Me rastin e sjelljës së këtij vendimi, Komisioni për Ankesa për bazë pati provat e ofruara nga ana e pales së ankimuar, deklaratat shtesë të zyrtarëve të ndeshjes si dhe CD – inqizimin e plotë nga ndeshja e javës së ; II-të ; Vllaznia – Flamurtari e zhvilluar në Pozharan me date 07.09.2016, prej nga vertetohet së ekzistojnë elemente për ndryshimin e pjesërishem të vendimit. Nga të njejtat, komisioni për ankesa pjesërisht ndryshon vendimin e komisionit disiplinor të dates 09.09.2016.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullore ( Ligjshmerisë ) në afatin kohor prej 15 ditëve nga momenti I kalimit të afatit të paraparë sipas akteve normative të FFK-së.
Prishtinë, datë 22.09.2016 Kryetari; AFRIM PREKAZI d.v.