Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 03.06.2016 – ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshja finale e Digital Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – PRISHTINA, e zhvilluar në Prishtinë, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për hudhje të gjësendeve dhe mjeteve piroteknike në terren dhe brenda rrethojave të fushës ku si rrjedhojë e të njëjtave pati ndërprerje të ndeshjes për 7 minuta, si dhe manifestimi sjelljeve josportive ; fyerje, sharje në kor, para, gjatë dhe pas loje në veqanti ato të minutave ; 30 dhe 37 në ndeshjen finale të DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar në Prishtinë ( raportet shtesë )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 EURO (tetëqind euro) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data kur sjellet vendimi ( Rrëgullorja disiplinoire neni 11 paragrafi 1 )
KF “PRISHTINA“ nga Prishtina , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për hudhje të gjësendeve në terren dhe mbrenda rrethojës së fushës si dhe hudhje të mjeteve piroteknike para, gjatë dhe pas ndeshjes finale të DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë (raportet shtesë nga ndeshja);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 800 EURO (tetëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrfai 3 pika 1. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data kur sjellet ky vendim ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1 ).
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vedime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin e përcaktuar kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletionin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 03.06.2016 , ( faqja zyrtare e FFK-së ) gjegjësisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzkutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 03.06.2016 Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.