Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 14.06.2016 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave shtesë – plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
KF “ RILINDJA E SKIVJANIT “ nga Skivjani i Gjakovës, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar nga ana e komisionit, për hudhje të gjasendëve të forta në terren, gurëve si dhe mjeteve piroteknike në fushë gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA – RILINDJA E KOSOVES e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot me datë 04.06.2016 , ku edhe pati të arrestuar nga shkaku i përleshjeve të tifozerisë me sigurimin dhe policingë e Kosovës ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej 400 ( katërqind ) euro, në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
ALBION FETAHAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ RILINDJA E KOSOVES “ nga Skivjani I Gjakovës, më numër të librezës 2296/15 dhe licencuar në Federaten e Futbollit të Kosovës më numër 10, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të takimit Jakup Musolli ) gjatë ndeshjës së barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA E KOSOVES e zhvilluar më date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshjet zyrtarë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3
JETMIR JAKUPAJ ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ RILINDJA E KOSOVES “ nga Skivjani i Gjakovës në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinot, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje me banale drejtuar përsonave zyrtar të takimit ) gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA E KOSOVES e zhvilluar më datë 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcionit në klub në kohëzgjatje për; 3 ( tre ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
FILAT AVDIJAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ RILINDJA E KOSOVES “ nga Skivjani i Gjakoves më numër të librezes sportive ; 1710/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive – sulm fizik ( goditje me grusht e asistentit të dytë Bekim Rama gjatë përshendetjes ) pas përfundimit të ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RILINDJA E KOSOVES e zhvilluar më date 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 6 ( gjashtë ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4
KF “ LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për manifestim të sjelljeve josportive dhe jo korrekte të spektatorëve të së njejtës ( fyerje, sharje, ofendime drejtuar zyrtarëve të takimit ) gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – LEPENCI e zhvilluar më datë 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 400 (katërqind) euro në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
AFRIM HALITI ; kontrollor i referimit pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( sjelljeve jo korrekte dhe ushtrim presioni me shprehje të agresivitet gjatë gjithë ndeshjes drejtuar gjyqtarit kryesor Besnik Batalli si dhe ofendimet me banale drejtuar kryetarit të komisionit për gjyqtar dhe delegatit pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; e zhvilluar më datë 04.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së dëtyrës së kontrollorit të referimit në kohëzgjatje për; 6 ( gjashtë ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivel të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit ,sjelljes së këtij vendimi datë 14.06.2016 ( faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës ). Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 14.06.2016 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v