26 gusht, 2016 – Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 26.08.2016 – ditë e premtë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e dates 23.08.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , Konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
1.KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor datë 23.08.2016, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së parë të VALA – SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 21.08.2016 në stadiumin e qytetit në Gjilan , motivi ; hudhje e bombolles dhe shisheve të plastikes brenda fushës së lojës ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese të kërkuara nga ana e komisionit disiplinor )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 800 EURO (tetëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pikaq 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi shpallet në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 26.08.2016
2.KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor datë 23.08.2016, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së parë të VALA -SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – BESA e zhvilluar me datë 20.08.2016 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas, motivi; hudhje e gjasendeve në drejtim të zhveshtores së mysafirëve dhe thyerje e xhamit të zhveshtorës (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese të kërkuara nga ana e komisionit);
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 800 EURO (tetëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data kur vendimi shpallet në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 26.08.2016.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komnisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 26.08.2016, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 26.08.2016 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.