Komisioni Disiplinor i Shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.03.2017 ( ditë enjte ora 12:00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve java e XIX-të, të zhvilluara me datë 25-26.03.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ KOSOVA“ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizim (paraqita e pankartit në publikë më përmbajtje fyese drejtuar FFK-së) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – VLLAZNIA ( P ) e zhvilluar më datë 26.03.2017 në stadiumin “ Refki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KF “ DEQANI “ nga Deqani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në plotësimin e protokollit zyrtar (plotësuar më stilo-laps) të ndeshjes së javës së XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DEÇANI – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar me datë 26.03.2017 në stadiumin e qytetit në Deçan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 100 euro (njëqind) në bazë të Propozicioneve të Garave neni 18 paragrafi 1 pika 10.
KRESHNIK LATAJ; lojtar i klubit të futbollit “DEÇANI “ nga Deçani me numër të librezës sportive 9239/10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (grushtim lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DEÇANI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Deçan me datë 26.03.2017 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjeve)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARLIND GASHI ; lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive 10457 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar jashtë vijës 16,50 ) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DEÇANI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Deqan me datë 26.03.2017 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Diisiplinore neni 38 paragrafi 3.
ISUF ELSHANI ; lojtar i klubit të futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka me numër të librezës sportive 150/Pz dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren me datë 25.03.2017 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ZENEL JANOVALIU ; lojtar i klubit të futbollit “ 2 KORRIKU “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 7661 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren me datë 25.03.2017 ( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 30.03.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 30.03.2017
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.