Prishtinë, datë 06.09.2019
Komisioni;
- Dukagjin Zefi, kryetar
- Luan Salihu, anëtar
- Avni Shala, anëtar
FC “ LLAPI 1932 “ nga Podujeva “ për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së III-të , të Ipko Superliges –kategoria e seniorëve, Llapi – Ballkani e zhvilluar me datë 01.09.2019 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë, ( raportet zyrtare), në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore denohet me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE TË FUNDIT.
BAJRAM BEJTULLAHU ; zyrtar i FC “ LLapi 1932 “ nga Podujeva ( bartës i barrelës ) për sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes ; Llapi – Ballkani ( raporti I gjyqtarit ), në bazë të nenit 40 paragrafi 1 pika 5; denohet me ndalesë të kryerjes së të gjitha funksioneve në klub në kohëzgjatje për; 2 ( dy ) muaj, për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
ALBAN MEHAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANIA “ me numër të ID kartelës; 004709M99 dhe numer të fanelës sportive ; 5 , për ndëshkim me karton të kuq ( raporti gjyqtarit ; ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së pare ; Kika – Dardania e zhvilluar në Hogosht, në bazë të nenit 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore denohet me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ; komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 06.09.2019 Kryetari, Dukagjin Zefi