Komisioni Disiplinor i shkallës së pare, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 19.04.2016 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit , dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , për të njejtat conform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto :
V E N D I M E
ISMET MUNISHI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hjavalia me numër të licences 151, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për shkelje të etikes sportive ( dhënje e deklaratave të pa matura dhe të pa argumentuara para mediave elektronike dhe të shkruara lidhur me rregullsinë e ndeshjeve zyrtare me akuza të pa baza dhe jot ë vertetuara ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVI-të të Raiffeisensuperliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – HAJVALIA e zhvilluar në Prishtinë me date 17.04.2016 ( në mungesë të deklarates vetanake) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave –lëndës ( vendimin përfundimntar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetarjneri Ismet Munisi, afati date 21.04.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
GEZIM SYLA ; lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezes sportive 1/401 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( ) në ndeshjen e javës së XXIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreëve ; FLAMURTARI – VITIA e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
LIRIDON PAJAZITI ; lojtar i klubit të futbollit “ VITIA “ nga Vitia me numër të librezës sportive 10749 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XXIII-të Ligës së pare të Kosovës në futboll ; FLAMURTARI – VITIA e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET.
Me ndalesë loje për 2 (dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “ RAHOVECI “ nga Rahoveci, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIII-të te Ligës së pare të Kosovës në futboll për kastegorinë e seniorëve RAHOVECI – VELLAZNIMI ( gjuajtje e gjasendeve në fushë, fyerje, sharje dhe manifestim të sjelljeve të këqija drejtuar ekipit mysafir, treshes së gjyqtarëve dhe delegatit të ndeshjes ) zhvilluar në Rahovec ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes – vëzhguesit )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit ) . Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi I futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci – përsoni për siguri nga takimi, lidhur me rastin. Afati date 21.04.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
HAKIJA KOJIQ ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar asistentit të dytë Albion Bucolli nga ndeshja e javës së XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreëve BEHARI – FLAMURTARI e zhvilluar në Vitomiricë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit Hakija Kojiq )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
VISAR GOJNOVCI ; lojtar I klubit të futbollit “ FUSHE KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të librezes sportive 1/1902 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 69 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit ,për lojë të vrazhdë – paraqitur nga nga vëzhguesi takimit ) nga ndeshja e javës së XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHE KOSOVA – 2 KORRIKU ( raportet shtesë dhe deklarata plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë- komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në BUletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 19.04.2016 – rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga pala e ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 19.04.2016 Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.