Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të rregullt mbajtur me datë 22.04.2016 (ditë e premte, ora 14,00 ), shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese nga të pa disiplinuarit, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
ISMET MUNISHI ;, kryetrajner i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia, me numër të licences 151, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për shkelje të etikes sportive ( deklarimet e pamatura, paushalle dhe të pa argumentuara dhënë mediave të shkruara dhe elektronike) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVI-të të Raiffeisensuperliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – HAJVALIA e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve, inqizimet televizive dhe shtypi ditor )
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KF “ RAHOVECI “ nga Rahoveci, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hudhje e gjasendeve në terren, fyerje dhe sharje drejtuar ekipit mysafir, treshes së gjyqtarëve dhe delegatit të ndeshjes ) ssë javës së XXIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – VELLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e përsonit për siguri nga ana e klubit të futbollit “ Rahoveci “ )
DENOHET
Me të holla në shumë prej 500 EURO ( pesqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafio 1 )
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë , në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 22.04.2016, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 22.04.2016 Kryetari; DUKAGJIN ZEFI d.v.