Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe
Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.08.2024 shqyrtoi procedurat e hapura
nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës,
ndeshjeve të xhiros së parë-të të Raiffeisen Liga e Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve
tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve
dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Drejtori sportiv i FC “Liria “, Valon Bytyqi; Fillimisht gjyqtari i katërt sinjalizoi gjyqtarin kryesor ta
ndëshkojë me kartonë të verdhë drejtorin sportiv të FC Liria, për shkak të reagimeve të tij të tepruara
dhe në momentin që e ndëshkoi me kartonë të verdhë ai nga revolta ofendon gjyqtarin kryesor, për
çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Ai e lëshoi fushën menjëherë, duke mos folur as reaguar më
asgjë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Liria –Trepça . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1
pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje
zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK
Kryetrajneri i KF “ Dukagjini “ , Severin Elezaj nr ID 002579M81. Në ndeshjen e xhiros së parë të
Bon Voyage Superligës U21 Ballkani – Dukagjini , për shkak të protestave fillmisht u ndëshkua me
karton të verdhë , pas ndëshkimit proteston ashpër me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt.
Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1
pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje
zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK
Hapje e Procedurës :
KF “Vushtrria”; Në minutën e 70-të të ndeshjes Ramiz Sadiku – Vushtrria kur ekipi vendas barazoi
rezultatin në 1:1, tifozët mysafirë filluan të hedhin në fushen e lojës shishe qelqi për çka ndërpritet
loja për disa minuta. Falë intervenimit të policisë ndeshja ka vazhduar pa ndonjë ekces, sipas raportit
të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore
kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF “Vushtrria ”. Afati datë
27.08.2024 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor
të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së
këtij vendimi; datë 22.08.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të
Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 22.08.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku