Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.04.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të ½ së Kupës së Kosovës , xhiros së 27-t të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 21-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:

VENDIME:

Nd/trajnerit i FC “ Prishtina “ , Behar Maliqi nr ID:000353M86. Në min 30 ka hyrë në fushë dhe ka tentuar ta sulmoj gjyqtarin kryesor dhe ka ofenduar me fjalë më banale gjyqtarin për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. I njëjti pas përfundimit të pjesës së parë duke shkuar në zhveshtore ka vazhduar me ofendime dhe përsëri ka tentuar ta sulmoj gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së ½ të Kupës së Kosovës Drita – Prishtina.
I. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Drejtori sportiv i FC “ Prishtina “ , Driton Krasniqi nr ID 032929M84 . Pas përfundimit të pjesës së parë rrugës për në zhveshtore e ka ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së ½ së Kupës së Kosovës Drita – Prishtina.
I. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).

Zyrtari i FC “ Prishtina “, Faton Zejnullahu . Motivi: Duke hyrë në zhveshtore kur gjyqtari e kishte topin në duar e godet topin në shenjë mllefi ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së ½ së Kupës së Kosovës Drita – Prishtina. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore; i shqiptohet masa disiplinore QORTIM.

Lojtari i KF“Suhareka“, Rudollf Turkaj nr fanelle 13 dhe nr ID 038738M95. Në minutën e 71, mohim i pastër për shënimin e golit të kundërshtarit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesore në ndeshjen Ballkani-Suhareka. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KF “Liria”: Në min 59 tifozët vendas “Arpagjikët“, hedhin mjete piroteknike në fushë , me ç’rast ndërpritet ndeshja për një minutë derisa të largohet tymi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Liria – Drenica. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 500 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

KF “Trepça“: Në minutën e 76-të, tifozët vendas hedhin shishe PVC në drejtim të asistentit të dytë si dhe në minutën e 90+ tifozët vendas po ashtu hedhin shishe PVC në fushë si pasoj e kësaj ndërpritet ndeshja për disa minuta deri sa të pastrohet fusha. Sipas raportit të delegatit në ndeshjen Trepça-Rahoveci. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 600 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Lojtari i KF“Trepça“, Ani Kenneth, nr fanelle 9 dhe nr ID 033751M04, Në minutën e 76, ndërhyn ashpër ndaj lojtarit kundërshtar dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë ,mirëpo pas konsultimit me asistentin e dytë e anulon kartonin e dytë të verdhë dhe e ndëshkon direkt me karton të kuq. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Trepça-Rahoveci. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Ndaj: Drejtorit sportiv të KF “Trepça”, Fisnik Haxhiu, nr ID:123671893. Në minutën e 90+, fyen gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Trepça-Rahoveci. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Llapi “ , Blend Shala nr fanelle 77 dhe nr ID 001382M06. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së juniorëve Llapi – Fushë Kosova në min 83-të ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika I të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Fushë Kosova“, Klejton Hoti nr fanelle 19 dhe nr ID 006710M06 Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së juniorëve Llapi – Fushë Kosova në min 83-të ndëshkohet me karton të kuq direkt (kacafytje). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika I të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Istogu“, Lorik Hakaj nr fanelle 20 dhe nr ID 016993M07. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligë së juniorëve Istogu – Ferizaj në min 89-të ndëshkohet me karton te kuq direkt(kacafytje). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika I të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtari i KF “Ferizaj“, Muharrem Doberjanca nr fanelle 8 dhe nr ID 013830M06. Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Superligës së juniorëve Istogu – Ferizaj në min 89-të ndëshkohet me karton te kuq direkt(kacafytje). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika I të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 11.04.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 11.04.2025
Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku