Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.05.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 25-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:
VENDIME:
FC “Prishtina“. Lëshim në organizimin e ndeshjes , pas përfundimit të ndeshjes një person i pasutorizuar (i afërm me kryesinë e klubit) në gjendje të dehur hyn në lokalet zyrtare shan, ofendon dhe kërcënon personat zyrtarë të mysafirëve për çka bëhët tollovi, mirëpo me intervenimin e policisë evitohet më e keqja. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Prishtina – Ballkani. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Recidivist).
KF “Vëllaznimi“. Lëshim në organizmin e ndeshjes, që nga fillimi i ndeshjes tifozëria vendase e Vëllaznimit kishte sjellje agresive nda skuadrës mysafire, duke i ofenduar ata në kor, ndërkaq në min 50 ndëprehet ndeshja për 5 minuta për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, të cilat hudheshin në drejtim të bankinës dhe lojtarëve mysafirë në fushë nga të cilat fusha sintetike është dëmtuar në së paku 5 vende. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vëllaznimi – Liria. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Recidivist).
KF “Malisheva”. Lëshim në organizmin e ndeshjes, në min 90+ një person i paautorizuar hyn në shtegun e atletikës dhe gjuan (ndezëse) mjete piroteknike për çka gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen për 2 – 3 minuta derisa u largua personi i paautorizuar. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Malisheva –Dukagjini. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 600 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Recidivist).
Kryetrjaneri i KF “Fushë Kosova“, Emin Bajrami nr Lic BL 00279 . Pas përfundimit të ndeshjes fyen, shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova – Prishtina e Re. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Lojtari i SC “Gjilani“, Armend Thaqi me nr fanelle 2 dhe nr ID 000548M92. Në min 90+ pas rishkimit të VAR-it konstatohet se ndërhyri ashpër ndaj lojtarit kundërshtar për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqatrit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74-Gjilani. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC “Liria“, Gentrit Bislimi nr fanelle 33 dhe nr ID 002816M989. Në min 53 pa rishikimit të VAR-it ndëhkohet me karton të kuq direkt për ndërhyrje të ashpër nda lojtarit kundërshtar . Sipas të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vëllaznimi – Liria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarja e KFF “Kosova VR”, Ema Kastrati nr fanelle 12 dhe nr ID 008672F04. Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së femrave Podujeva-Kosova Vr në min 70 ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje lojtarja e fundit). Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Podujeva-Kosova VR. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 06.05.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 06.05.2025
Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku