Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:
V E N D I M E:
Lojtari i FC ”Ballkani“, Eris Abedini nr fanelle 8 dhe nr ID 037889M98. Në min 22-të ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtarëve të ndeshjes Ballkani-Drita. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtarit i KF “Malisheva“, Fatjon Bunjaku nr fanelle 9 dhe nr ID 005045M03. Në min 26-të ndërhyn në mënyrë të pakontrolluar ndaj lojtarit kundërshtar. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Gjilani – Malisheva. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Suhareka“, Eneid Kodra nr fanelle 22 nr ID 03799M99. Në min 84 ndërhyrje si lojtar i fundit ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportot të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli 74-Suhareka. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 10.05.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 10.05.2025
Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku