Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.05.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:

VENDIME:

FC “Ferizaj”. Në min 84 të ndeshjes tifozët vendas të Ferizajt hedhin shishe PVC (6,7 copa) të mbushura me ujë në drejtim të lojtarëve mysafirë në fushë, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, në hyrje të korridorit për në lokalet zyrtare fyejnë dhe ofendojnë rëndë në drejtim të kryesisë dhe lojtarëve të ekipit mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Ballkani. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 800 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Drejtori sportiv i FC “Ferizaj”, Genc Hyseni nr ID:037201M83;  Pas përfundimit të ndeshjes, në hyrje të korridorit të lokaleve zyrtare bashkë më një grup simpatizuesish fyejnë, shajnë dhe ofendojnë rëndë lojtarët dhe stafin e FC “Ballkani”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Ballkani. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Drejtori sportiv të FC “Ballkanit” Omer Bunjaku; Pas përfundimit të ndeshjes, në hyrje të korridorit të lokaleve zyrtare është përfshirë në ofendime, fyerje dhe sharje të ndërsjella me një grup simpatizuesish dhe drejtorin sportiv të Ferizajt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Ballkani. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

KF “ Mitrovica “  Mosrespektimi i akteve normative të FFK-së aktivizon në lojë lojtarin me librezë të lojtarit tjetër.
I.Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 800 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

II.Lojtari i KF “ Mitrovica“ , Alban Kelmendi nr fanelle 17 nr ID 004171M03. Paraqitet dhe luan ndeshjen me librezë të lojtarit tjetër. Bazuar në nenin 20 paragrafi 1 pika 1 dhe 3 të Rregullores disiplinore ;  Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Zyrtari i KF “Vllaznia“, Arsim Osterogllava nr id: 1011526922. Në ndeshjen e xhiros së 27-të të Ligës së Dytë Vllaznia –Dukagjini në min 15 ndëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit kryesor) .
I.Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Lojtari i KF “Vushtrria“, Rigon Ademi nr fanellës 11 dhe nr ID010078M08 . Në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së kadetëve Ferizaj-Vushtrria  në min 72 ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Trepça“, Gentrit Uka nr fanelle 1 si dhe nr ID. Në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së juniorëve Trepça – Fushë Kosova, në min 15 ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 14.05.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 14.05.2025
Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku