Komisioni i Futsallit në përbërje: Hysni Gjinovci – kryetar, Agim Avdyli dhe Bajram Murturi – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me 19.03.2025, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisari i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 10-të të Superligës dhe Ligës së Parë Futsall, edicioni 2024-2025 dhe bazuar në Propozicione e Garave futsall, si dhe dispozitave të Rregullores, mori këto:

V E N D I M E

Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 10-të me rezultatet e arritura në parket.

FC JETA RINORE LIPJAN, për tërheqje (largim) me vet dëshirë nga garat edicioni 2024/25, Liga e Parë Futsall kampionati i Kosovës 2024/2025. dënohet me 9 pikë negative, ky dënim ekzekutohet në garat e para të ardhshme kampionale, në rangun përkatës. Vendimi është bazuar në Nenin 32. të Propozicioneve të Garave në Futsall 2024/25.

Lojtari i FC Prishtina, Velson MORINA me nr. ID FIFA 00493M98, dhe nr. fanellës 7, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e javës së 10-te, në mes Fc Prishtina 01 vs Fc Prishtina për shkak të luajtjes me dore si lojtar fundor (mohim i golit) dënohet me 1 (një) ndeshje të radhës moslojë në të gjitha garat e organizuara nga komisioni i futsallit të FFK-së. Me rastin e sjelljes së këtij vendimi komisioni i futsallit mori për bazë raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje dhe është bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore 2024/25 të FFK-së.

Lojtari i FC Minatori, Almir KRASNIQI, me nr. ID FIFA 007111M03, dhe nr. fanelle 11 i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e javës së 10-te, në mes Fc Minatori vs Fc 13 Qershori, për shkak të lojës së rrezikshme, dënohet me 2 (dy) ndeshje të radhës moslojë në të gjitha garat e organizuara nga komisioni i futsallit të FFK-së. Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni i Futsallit mori për bazë raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje dhe është bazuar nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore 2024/25 të FFK-së

Lojtari i Fc Minatori, Berat Nimani, me nr. ID FIFA 037422M85, dhe nr. fanelle 12, i ndëshkuar me kartonë të kuq në ndeshjen e javës së 10-të, në mes Fc Minatori vs Fc 13 Qershori, për shkak të lojës së rrezikshme, dënohet me 2 (dy) ndeshje të radhës moslojë në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së. Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni i Futsallit mori për bazë raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje dhe është bazuar nenin 15 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore 2024/25 të FFK-së.

Prishtinë, 19.03.2025​