Komisioni i Futsallit në përbërje; Hysni Gjinovci – kryetar, Bajram Murturi – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me 14.04.2025, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisari i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 13-të të Superligës dhe Ligës së Parë futsall, edicioni 2024-2025. Me këtë rast, Komisioni ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 13-të të Superligës dhe Ligës së Parë dhe pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në Propozicione e Garave Futsall, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 10-të me rezultatet e arritura në parket.
Portieri i FC Drenica futsall, Berat JAKUPI me nr. ID FIFA 037465M94, dhe nr. fanellës 30, për përjashtim me karton të kuq në ndeshjen e javës së 13-të në futsall në mes të FC Drenica vs FC Prishtina, për shkak të luajtjes me dorë si lojtar fundor (mohim i golit) dënohet me 2 (dy) ndeshje të radhës, moslojë në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së. Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni i Futsallit mori për bazë raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje dhe është bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika A, të Rregullores Disiplinore 2024/25 të FFK-së.
Lojtari i FC Jetoni Futsall, Arlind RAMADANI, me nr. ID FIFA 002485M00, nr. fanelle 4, për përjashtim me karton të kuq në ndeshjen e javës së 13-të në futsall në mes të FC 13 Qershori vs FC Jetoni, për shkak të manifestimit të sjelljeve josportive në drejtim të referve, dënohet me 3 (tre) ndeshje të radhës moslojë në të gjitha garat e organizuara nga komisioni i futsallit të FFK-së. Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni i Futsallit mori për bazë raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje dhe është bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C, të Rregullores disiplinore 2024/25 të FFK-së.
Prishtinë, 14.04.2025