Komisioni i Futsallit në përbërje; Hysni Gjinovci – kryetar, Agim Avdyli dhe Bajram Murturi, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me 01.05.2025, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisari i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të Superligës, Ligës së Parë dhe finales se Kupes se Kosovës ne futsall, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në Propozicionet e Garave Futsall, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore 2024/25, mori këto:
Vendime
-Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 15-të dhe Finalja e Kupës se Kosovës me rezultatet e arritura në parket.
-Fc Vjosa Futsall për shkak të (ndërprerjes), braktisjes së fushës në mënyrë demonstrative 27 sek pa përfunduar ndeshja finale e Kupës së Kosovës, Prishtina 01 – Vjosa, dënohet me 3 (tre) vite ndalesë pjesëmarrje në garat e Kupës së Kosovës.
-Fc Vjosa Futsall në profilin e saj zyrtar Facebook ka shkruar – postuar një reagim publik ku fillon një fushatë publike, denigruese dhe kërcënuese në drejtim të gjyqtarit, duke e përmendur me emër gjyqtarin, ku me pas i njëjti është shpërndarë në media, një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rënda, dënohet me 500 € (pesëqind euro),
-Fc Vjosa Futsall per hedhje të mjeteve, shishe të mbushura më ujë, dëmtimet e karrigeve në zonën Vip të palestrës, dënohet me 500 € (pesëqind euro). Ky vendim është bazuar në Rregulloren Disiplinore 2024/25 të FFK-së.
-Neni 17 paragrafi 1 dhe 2,
-Neni 6, paragrafi 1 pika c,
-Neni 6, paragrafi 1 pika c
-Presidenti i Fc Vjosa Futsall, z. Armend ABAZI, për shkak; manifestim i sjelljeve josportive, i cili (cyt), insiston të kapiteni Narcis Alibegu së lojtaret duhet ta lëshojnë fushën menjëherë për të mos u kthyer me për ta vazhduar ndeshjen. Dënohet me 2 (vite) ndalesë udhëheqje dhe kryerje te çdo funksioni apo detyre në Fc Vjosa Futsall, në gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së. Me rastin e sjelljes së këtij vendimi komisioni i Futsallit për bazë kishte raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje, komisionit që ishin prezent dhe është bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika g, të Rregullores Disiplinore 2024/25 të FFK-së.
-Lojtari i Fc Vjosa Futsall Narcis ALIBEGU, për shkak; manifestim i sjelljeve josportive, i cili (cyt), insiston te bashkëlojtaret ta lëshojnë fushën, sipas deklaratës se lojtarit është urdhëruar nga presidenti z. Armend Abazi, dënohet me 4 (katër) ndeshje të radhës moslojë në të gjitha garat e organizuara nga komisioni i futsallit të FFK-së. Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni i Futsallit për bazë kishte raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje, komisionit qe ishin prezent dhe është bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika g, i Rregullores Disiplinore 2024/25 të FFK-së.
-Portieri i Fc Prishtina 01, Bajram RAMADANI, për shkak; manifestim i sjelljeve josportive, provokim ndaj shikuesve mysafir, dënohet me 4 (katër) ndeshje të radhës moslojë në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së.
Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni i Futsallit mori për bazë raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje dhe është bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika F, i Rregullores Disiplinore 2024/25 të FFK-së.
-Lojtari i Fc 13 Qershori Leotrim BRAHIMAJ, për shkak; manifestim i sjelljeve josportive, fyen gjyqtarët, dënohet me 2 (dy) ndeshje të radhës moslojë në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së. Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni i Futsallit mori për bazë raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje dhe është bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika b, i Rregullores disiplinore 2024/25 të FFK
-Portieri i Fc 13 Qershorit, Festim MAQAJ, për shkak të ndërhyrjes së qëllimshme (luajtje me dorë si lojtar fundor – mohim i golit) dënohet me 2 (dy) ndeshje të radhës moslojë në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së. Me rastin e sjelljes së këtij vendimi Komisioni i Futsallit mori për bazë raportet e zyrtarëve të kësaj ndeshje dhe është bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika a, të Rregullores disiplinore 2024/25 të FFK-së.
Prishtinë, 01.15.2025