Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 20.08.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së parë të Bon Voyage Superligës U21 në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores
Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së parë të Bon Voyage Superligës U 21 në futboll për edicionin
2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet
zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve,
Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve
të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor :

Ndaj: Kryetrajneri të KF “ Dukagjini “ , Severin Elezaj nr ID 002579M81. Motivi : Në ndeshjen
ndeshjen Ballkani – Dukagjini , për shkak të protestave fillmisht u ndëshkua me karton të verdhë ,
pas ndëshkimit proteston ashpër me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të
gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani – Dukagjini.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni
Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij
Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 20.08.2024