17 dhjetor, 2024 – Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 17.12.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC “Ballkani”. Motivi: Lëshim në organizim. Pas përfundimit të ndeshjes duke hyrë në tunel, fotografi i FC “Ballkani” e ka shtyer kapitenin e skuadrës
mysafire ku krijohet një tollovi dhe me nderhyrjen e policise situata u qetesësua. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani – Llapi.

Ndaj: SC “Gjilani“. Motivi: Lëshim në organizim. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e SC “ Gjilani” , bashkë me futbollistët fyejnë në kor skuadrën mysafire FC “Drita”. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Gjilani – Drita.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për
Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 17.12.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 17.12.2024