Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 01.04.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC “Ferizaj“, Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes: Në minutën e 52-të dhe pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas ofendojnë në kor kryetrajnerin e FC ”Dukagjini”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizai – Dukagjini.

Ndaj: Lojtarit të FC “Drita“, Blerton Sheiji, nr fanelle 3 dhe nr ID 037894M00, Motivi: Në minutën e 90+, ndërhyn ashpër ndaj lojtarit kundërshtar dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, mirëpo pas ndërhyrjes së VAR-it anulohet kartoni i dytë i verdhë dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesore në ndeshjen Drita – Gjilani.

Ndaj: Ndihmës/trajneri të KF “Trepça“, Shpetim Fetahu nr.ID 013579M82. Motivi: Në minutën e 80-të, pas shënimit të golit të ekipit vendas, hyn në fushë shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesore të ndeshjes Istogu-Trepça.

Ndaj: Ekonomit të KF “Trepça“, Liridon Voca nr.ID 002812M93. Motivi: Në minutën e 80-të, pas shënimit të golit të ekipit vendas,hynë në fushë shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesore të ndeshjes Istogu-Trepça.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 01.04.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 01.04.2025