Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 08.04.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 21-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 21-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Lojtarit të KF “Suhareka“, nr 13 Rudollf Turkaj dhe nr ID 038738M95, Motivi: Në minutën e 71, mohim i pastër për shënimin e golit të kundërshtarit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor në ndeshjen Ballkani-Suhareka.
Ndaj: KF “Liria”. Motivi: Në min 59 tifozët vendas “Arpagjikët“, hudhin mjete piroteknike në fushë, me ç’rast ndërprehet ndeshja për një minutë derisa të largohet tymi. Sipas raportit të delegatit të ndeshejes Liria – Drenica.
Ndaj: KF “Trepça“, Motivi: Në minutën e 76-të, tifozët vendas hudhin shishe PVC në drejtim të asistetin të dytë si dhe në minutën e 90+ tifozët vendas po ashtu hudhin shishe PVC në fushë si pasoj e kësaj ndërprehet ndeshja për disa minuta deri sa të pastrohet fusha. Sipas raportit të delegatit në ndeshjen Trepça-Rahoveci.
Ndaj: Lojtarit të KF“Trepça“, Ani Kenneth, nr fanelle 9 dhe nr ID 033751M04, Motivi: Në minutën e 76, ndërhyn ashpër ndaj lojtarit kundërshtar dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë, mirëpo pas konsultimit me asistentin e dytë gjyqtari e anulon kartonin e dytë të verdhë dhe e ndëshkon direkt me karton të kuq. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjës Trepça-Rahoveci.
Ndaj:Drejtorit sportiv të KF “Trepça”, Fisnik Haxhiu, nr Id:123671893, Motivi: Në minutën e 90+, fyen gjyqtarin kryesor për çka ndeëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Trepça-Rahoveci.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 08.04.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 08.04.2025