Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 16.04.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të  xhiros së 22-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 22-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: KF “Drenica”, Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutat e 46, 48, 53 tifozët vendas hedhin mjete piroteknike të rënda në tribuna për çka gjyqtari kryesor e ndërpren ndeshjen  ku i tërhiqet vëretjtja përfaqësuesit zyrtar të klubit vendas. Sipas raportit të delegatit në ndeshjen Drenica-Trepça.

Ndaj: Kryetrajnerit  të KF “Rahoveci“, Liridon Leci nr ID:000640M85. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes niset te zhveshtorja e gjyqtarëve, tenton të futet brenda, godet derën, shanë, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesore të ndeshjes Rahoveci-Vllaznimi

Ndaj: Zyrtarit të FC “Trepça 89“, Even Zeka nr ID: 023229M02. Motivi:. Në minutën e 45+, gjyqtari i katërt  fton gjyqtarin kryesor për ofendimin që ia kishte bërë përfaqësuesi i klubit vendas Even Zeka më çrast i njëjti ndëshkohet me karton të kuq direkt, mirëpo sharjet dhe fyrjet nuk i ndalonte edhe pas përfundimit të pjesës së parë dukë shkuar në zhveshtore. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça 89  – Liria.

Ndaj: Zyrtarit të FC “Liria“, Edon Thaqi. Nr ID 000170M84 Motivi: Gjatë evidentimit të lojtarëve të FC  “Liria” në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes ngatrron (ndërron) numrat e fanellave të dy lojtarëve që më vonë me ndëshkimin me karton të verdhë të njërit prej lojtarëve shkakton huti tek gjyqtari kryesor. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Trepça 89-Liria.

Ndaj:KF “Vushtrria”, Motivi: Në minutat 27,29 dhe 83 të ndeshjes, tifozët vendas hedhin gjësende në fushë duke përfshirë edhe shishe PVC të mbushura më ujë. Pas përfundimit të ndeshjes, njëri nga stafi i sigurimit privat i angazhuara nga klubi vendas kërcënon dhe ofendon kryerajnerin  dhe lojtaret e ekipit mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vushtria-Ramiz Sadiku

Ndaj: Lojtarit të KF ”Fushë Kosova” nr fanelle 9 Rilind Haziraj nr ID: 001027M99. Motivi: Pas shënimit të golit nga ana e ekipit mysafir kthehet nga lojtarët kundërshtar ofendon me ton të lartë, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti edhe pas ndëshkimit deri sa largohet nga fusha vazhdon me ofendime ndaj lojtarave vendas. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari-Fushë Kosova.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 16.04.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 16.04.2025