Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.04.2025, ka diskutuar për ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës edicioni 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor:

Ndaj FC “Prishtina“. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes; Tifozët vendas “Plisat“ kanë hedhur mjete piroteknike (plasëse), në min 32,37, 38, 40, 51 prapa portës janë hedhur afërisht rreth 30 mjete të tilla dhe dy flakadanë janë hedhur në fushë në zonën e 5 metërshit me ç’ rast është dëmtuar fusha. Sipas raportit , xhirimit televiziv dhe fotove të siguruara nga delegati i ndeshjes Prishtina – Drita.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës

nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 24.04.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 24.04.2025