Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 10.05.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të FC”Ballkani“, Eris Abedini nr fanelle 8 dhe nr ID 037889M98. Motivi: Në min 22-të ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtarëve të ndeshjes Ballkani-Drita.

Ndaj: Lojtarit të KF “Malisheva“, Fatjon Bunjaku nr fanelle 9 dhe nr ID 005045M03. Motivi: Në min 26-të ndërhyn ndaj lojtarit kundërshtar duke përdorur forcë të tepruar. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Malisheva.

Ndaj: Lojtarit të KF “Suhareka“, Eneid Kodra nr fanelle 22 nr ID 03799M99. Motivi: Në min 84 ndërhyrje si lojtar i fundit ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportot të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli74-Suhareka.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 10.05.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 10.05.2025