Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur më 13.05.2025, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 34-t të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së 34-t të Albi Mall Superligës dhe xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë, përveq ndeshjes Mitrovica-Rahoveci, e cila regjistrohet me rezutatin zyrtar 0:3 në të mirë të Rahovecit.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: FC “Ferizaj”. Motivi: në min 84 të ndeshjes tifozët vendas të Ferizajt hudhin shishe PVC (6,7 copa) të mbushura me ujë në drejtim të lojtarëve mysafirë në fushë,ndërsa pas përfundimit të ndeshjës, në hyrje të korridorit për në lokalet zyrtare fyejnë dhe ofendojnë rëndë në drejtim të kryesisë dhe lojtarëve të ekipit mysafir. Sipas raportit të delegatiti të ndeshjes Ferizaj-Ballkani.
Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Ferizaj” Genc Hyseni nr ID:037201M83, Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, në hyrje të koridorit të lokaleve zyrtare bashkë më një grup simpatizuesish fyejnë,shajnë dhe ofendojnë rëndë lojtarët dhe stafin e FC “Ballkani”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Ballkani.
Ndaj: Drejtorit sportiv të FC “Ballkanit” Omer Bunjaku, Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, në hyrje të koridorit të lokalave zyrtare është përfshirë në ofendime, fyrje dhe sharje të ndërsjella me një grup simpatizuesish dhe drejtorin sportiv të Ferizajt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Ballkani.
Ndaj: KF “Mitrovica“ dhe lojtarit Alban Kelmendi nr fanele 17 si dhe ID: 004171M03, Motivi: Mosrespektimi i akteve normative të FFK-së.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 13.05.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 13.05.2025