Komisioni për ankesa – shkalla e dytë , në përbërje ; AfrimPrekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.03.2018 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja me numër të protokollit 111/1 të dates 28.03.2018 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të sdhkallës së pare datë 21.03.2018 lidhur me denimin e lojtarit MERGIM REXHAJ me ndalesë loje për 3 ( 3 ) ndeshje zyrtare për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; XXIV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami“ në Pejë me datë 18.03.2018, dhe për të njetën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar si dhe provave shtesë të ofruara nga ana e pales së ankimuar, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c sjelli këtë;
V E N D I M
Ndryshon pjesërisht; vendimin e komisionit disiplinor të dates; 21.03.2018 dhe lojtarit MERGIM REXHAJ me numër të ID kartelës 000226M93 i zbritet dënimi i shqiptuar prej ; 3 ( tri ) në 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovbës
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës nga ana e pales së ankimuar për bazë pati; procesverbalin e ndeshjes , raportet shtesë dhe deklaratat plotësuese si dhe inçizimin televiziv të ndeshjes dhe nga e njejta gjeti prova për zbutje të dënimit të lojtarit Mergim Rexhaj nga ; 3 (tri) në 2(dy ndeshje moslojë të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .
UDHËZIM JURIDIK
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkësë drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë) në afatin e përcaktuar kohor të paraparë sipas akteve normative të FFK-së.
Prishtinë, datë 29.03.2018 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.
Komisioni për ankesa i shkallës së dytë në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtar , në mbledhjen e mbajtur me datë 29.03.2018 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të protokollit 105/1 të dates 27.03.2018 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 21.03.2018 në dënimin e klubit në të holla në shum,ë prej ; 1000 ( njëmijë ) euro për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll; LIRIA – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren , dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve deklaratave plotësuese nga ndeshja e zhvilluar si dhe inqizimeve televizive , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika a sjelli këtë;
V E N D I M
Vërteton; vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare – datë 11.03.2018 , shqiptuar në të holla në lartësi të shumës prej 1000 ( njëmijë ) euro.
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e vendosjes së kësaj lënde për baë pati kërkesën e pales së ankimuar, procesverbalin nga ndeshja e zhvilluar, raportet e zyrtarëve, deklaratat shtesë- plotësuese si dhe inqizimin televiziv nga takimi prej nga konstatohet së vendimi i shkallës së pare është i drejtë dhe sjellur në përputhje me nenin 50 paragrafi 1 pika 1 . Dënimi i shqiptuar në të holla është i nivelit të shumës minimale ( lartësia më e ulët e dënimit të shqiptuar në të holla ).
UDHËZIM JURIDIK
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin e përcaktuar kohor sipas akteve normative të FFK-së.
Prishtinë, datë 29.03.2018 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.
Komisioni për ankesa – shkalla e dytë ;në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiori e Sitki Baftiu – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.03.2018 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të protokollit 104/1 të dates 27.03.2018 e atakuar në vendimin e kosionit të garave datë 20.03.2018 lidhur me regjistrimin e ndeshjës së javës së ; XVII-të të LIgës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA 1926 – LEPENCI e zhvilluar me 18.03.2018 në Lipjan me motivacion të aktivizimit të lojtarit pa të drejtë loje KUSHTRIM POTERA për klubin e futbollit “ ULPIANA 1926 “ nga Lipjani dhe për të njejtën duke iu referuar aktev normative – Dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 115 paragrafi 1 /b sjelli këtë ;
V E N D I M
Prishë; vendimin e Komisionit të garave datë 20.03.2018 dhe ndeshjen e javës së ; XVII-të ; ULPIANA 126 – LEPENCI regjistrohet me rezultat zyrtar ; 0;3 në favor të klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku .
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e vendosjës së kësaj lënde për bazë pati; ankesën e klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku të dates 27.03.2018 me numër të protokollit 104/1 si dhe sqarimin e përgjegjësit të sistemit FIZA-CONECT prej nga vertetohet së lojtari; Kushtrim Potera i aktivizuar në ndeshjen e javës së XVII-të Ulpiana 1926 – Lepenci me numër 4 në protokollin zyrtar dhe numër personal 123095973 ( pa ID kartelë ) , nuk ka patur të drejtë loje pasi që i njejti nuk ishte I licencuar në ditën e aktivizimit ( kërkesa e tij ishte e pa aprovuar ),andaj duke iu referuar vlkerësimeve të përmendura komisioni për ankesa prishë vendimin e shkallës së pare dhe ndeshjën e regjistron me rezultat zyrtar ; Ulpiana 1926 – Lepenci ; 0;3 në favor të klubit Kaqanikas KF “ Lepenci “.
UDHËZIMI JURIDIK;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë kërkese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin e paraparë kohor sipas akteve normative të FFK-së
Prishtinë, datë 29.03.2018 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.