Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 27-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kampione në fuqi dhe kryesuese në renditje, Feronikeli, ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke e mposhtur Istogun, para tifozëve të vet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat bindës, 3:0. Feronikeli kaloi në epërsi qysh në minutën e 3-të, kur Fidan Gërbeshi shënoi nga penalltia. Epërsinë në 2:0 e shtoi Mevlan Zeka, në minutën e 30-të, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Mendurim Hoti, në minutën e 70-të. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Drita ka befasuar Drenicën në Skenderaj, duke e mposhtur me rezultat 4:0. Gjilanasit i zhbllokuan shifrat qysh në minutën e parë, me golin e Almedin Muratit. Epërsinë në 2:0 e shtoi Taulant Haliti me gjuajtje me kokë në minutën e 19-të. Loja e mirë e mysafirëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë ku realizuan edhe dy gola. Xhevdet Shabani shënoi për 3:0 në minutën e 54-t, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Alban Shillova, në minutën e 70-të.
Raiffeisen Superliga – Java e 27-të
E premte, 22.04.2016
Llapi – Trepça -89 1-1
E shtunë, 23.04.2016
Feronikeli – Istogu 3-0
Drenica – Drita 0-4
Liga e Parë: Java e 24-t:
E shtunë, 23.04.2016
KEK-u – 2 Korriku 1-2
Fushë Kosova – Luftëtari 3-0
Ballkani – Rahoveci 0-0
Ramiz Sadiku – Trepça 1-3
Kosova (P) – Flamurtari 0-1
Liga e Dytë Grupi (A) Java e 17-të
E shtunë, 23.04.2016
Lugu Baranit – Besa 4-2
Liga e Dytë Grupi (B) Java e 22-të
E shtunë, 23.04.2016
Bashkimi (K) – Beslidhja 3-0
Superliga Juniorët – Java e 22-të
E shtunë, 23.04.2016
Vëllaznimi – Besa 2-1
Trepça ’89 – 2 Korriku 1-0
Hajvalia – Flamurtari 3-2
Prishtina – Liria 2-1
Rilindja – Drita 1-4
Raiffeisen Liga Femrat Java 12-të
E shtunë, 23.04.2016
Intelektualet – Llapi 0-1
Dukagjini – Ulpiana 4-2
Vizioni – 13 Qershori 1-5