Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 31.05.2016 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjes finale të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe inqizimeve televizive, konform Dispozitave të Rregullores diisiplinore sjelli këto :
V E N D I M E :
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave për hudhje të gjasendëve dhe mjeteve piroteknike Brenda fushes së lojës dhe jashtë saj ku si pasojë e të njejtës kishte shtyrje të lojës për 7 minuta si dhe manifestim të sjelljeve jo sportive ; fyerje, sharje në kor para, gjatë dhe pas lojës, në veqanti minutat 30 dhe 37 të ndeshjes finale të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar me date 28.05.2016 ora 16,00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zurtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lendës – provave ). Kërkohet raport – deklaratë plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani, afati date 02.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina , në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave, , për hudhje të gjasendëve dhe mjeteve piroteknike në fushë nga ana e spectatorëve ( tifozerisë së të njejtës ) para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes finale të DIGITALB Kupes së Kosovës ; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar me date 28.05.2016 në ora 16,00 në stadiumin e qytetit ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lendës – provave ). Kërkohet raport shtesë – deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina lidhur me rastin. Afati date 02.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
RAMUSH ADEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të librezës sportive 4245 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar personave zyrtar ) gjatë ndeshjes së javës XXIX –të të Ligës së dytë grupi B ; LEPENCI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores diisplinore neni 38 paragrafi 3.
BURHAN DEMA ; lojtar i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të librezes sportive 1/1634 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje me berryl lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; LEPENCI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese )
DENOHET ;
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ALBION TENEQJA ; lojtar i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të librezës sportive 11245 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, në procedurë të pezullimit nga ana e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtaret e ekipit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së dytë grupi ; B LEPENCI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe dseklaratat plotësuese ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARLIND HASHANI ; lojtar i klubit të futbollit “ ULIANA “ nga Lipjani me numër të librezës sportive 10360 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar nga ana e komisionit për ndëshkim me kartyon të kuq ,( kacafytje me lojtarin e ekipit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; B ; LEPENCI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
SELAJDIN ZENELI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( fyerje drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; LEPENCI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
BESNIK ILAZI ; prfaqësues zyrtar I klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të sjelljeve jo sportive ( fyerje drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve ; grupi B; LEPENCI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi date 31.05.2016 – rrepspektivisht nga data e pranimit . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 31.05.2016 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.